web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditje e rëndë për kombëtaren e njohur, sulmuesi humb Botërorin

11 Qershor 2026, 17:39, Sport CNA

Goditje e rëndë për kombëtaren e njohur, sulmuesi humb

Kombëtarja e Marokut ka marrë një goditje të rëndë në prag të nisjes së Kupës së Botës 2026.

Anësori i Real Betis, Ez Abde, është detyruar të tërhiqet nga turneu për shkak të një dëmtimi në ligamentin e gjurit të djathtë, të pësuar në miqësoren ndaj Norvegjisë.

Ndonëse stafi teknik shpresonte ta mbante në organikë për fazat e mëvonshme, ekzaminimet e fundit mjekësore treguan se atij i duhen katër deri në gjashtë javë rikuperim.

Kjo mungesë e madhe në sulm i shtohet asaj të mbrojtësit të Marseille, Nayef Aguerd, i cili po ashtu humbi Botërorin për shkak dëmtimi.

Për të zëvendësuar dy lojtarët e dëmtuar, trajneri Walid Regragui ka thirrur sulmuesin e Angers, Amine Sbai, dhe mesfushorin e Al Fateh, Marwane Saadane.





Lajmet e fundit nga