web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kupa e Botës ngre sot siparin/ Të gjitha ndeshjet live në "Klan" dhe "Digitalb"

11 Qershor 2026, 16:45, Sport CNA

Kupa e Botës ngre sot siparin/ Të gjitha ndeshjet live në

Pritjes i ka ardhur fundi. Sot ngre siparin Kupa e Botës 2026, turneu më i rëndësishëm në rang kombëtaresh.

Ky edicion hyn në histori si turneu i parë i organizuar njëkohësisht nga tri vende. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja do të jenë shtetet e ndeshjeve të Botërorit.

Starti zyrtar i turneut do të vijë sot në Mexico City. Stadiumi legjendar “Azteca” do të presë ceremoninë inauguruese dhe ndeshjen e parë të Botërorit, ku Meksika do të përballet me Afrikën e Jugut në orën 21:00.

Organizatorët kanë planifikuar që ceremonia hapëse të nisë 90 minuta përpara fillimit të takimit, duke i dhënë publikut një program të plotë artistik dhe kulturor para sfidës së parë të turneut.

Për Meksikën, ky është një rikthim në organizimin e Kupës së Botës pas edicioneve të viteve 1970 dhe 1986. Hapja e turneut me përballjen ndaj Afrikës së Jugut konsiderohet edhe një kujtesë simbolike e Botërorit të vitit 2010, i zhvilluar në vendin afrikan.

Ceremonia hapëse dhe të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës 2026, duke nisur nga ndeshja e parë sot në orën 21:00 dhe deri në finalen e madhe të 19 korrikut, do të transmetohen live në televizionin Klan dhe platformën Digitalb./CNA





Lajmet e fundit nga