web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Franca e “sfilitur” në Botëror, e thonë statistikat

12 Qershor 2026, 07:13, Sport CNA

Franca e “sfilitur” në Botëror, e thonë statistikat

Franca hyn në Kupën e Botës si kombëtarja me ngarkesën më të madhe fizike mes skuadrave pretendente për trofeun.

Lojtarët e ekipit të Didier Deschamps kanë regjistruar 1.341 ndeshje dhe 98.895 minuta lojë në total, më shumë se çdo kombëtare tjetër elitare.

Maxence Lacroix kryeson te francezët për minutat e luajtura me 5.009, ndërsa Michael Olise ka zhvilluar më shumë paraqitje, plot 65.

Portugalia renditet e dyta me 1.299 ndeshje dhe 96.405 minuta, ndërsa Anglia mban vendin e tretë. Harry Kane ka zhvilluar 63 ndeshje këtë sezon, ndërsa Morgan Rogers ka luajtur 5.037 minuta. Brazili dhe Argjentina paraqiten me një ngarkesë më të ulët krahasuar me rivalët kryesorë, faktor që mund të ndikojë gjatë turneut.

Vinicius Junior ka zhvilluar 67 ndeshje për Brazilin, ndërsa Jose Manuel Lopez kryeson Argjentinën me 76 paraqitje.

Statistikat tregojnë se menaxhimi i lodhjes fizike mund të jetë një element i rëndësishëm në garën për titullin botëror.





Lajmet e fundit nga