web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meksikë-Afrikë e Jugut, çfarë ndodhi në ndeshjen e parë

11 Qershor 2026, 20:48, Sport CNA

Meksikë-Afrikë e Jugut, çfarë ndodhi në ndeshjen e

Meksika e nisi me fitore Kupën e Botës, duke mposhtur Afrikën e Jugut me rezultatin 2-0 në ndeshjen hapëse të turneut.

Goli i parë i Botërorit u shënua nga Quinones në minutën e 9-të, pas një gabimi në mbrojtjen afrikane. Meksikanët krijuan disa raste të tjera në pjesën e parë, ku Williams dhe shtylla i mohuan golin e dytë.

Në minutën e 49-të, Afrika e Jugut mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Sithole. Avantazhi i Meksikës u dyfishua në minutën e 67-të, kur Raul Jimenez realizoi me kokë pas një krosimi nga krahu i djathtë.

Në minutën e 81-të, Zwane u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Afrikën e Jugut me nëntë lojtarë. Në minutën e 92-të, edhe Meksika mbeti me 10 futbollistë pas përjashtimit të Montes.

Me këtë sukses, Meksika merr tre pikët e para dhe kryeson grupin në pritje të sfidës mes Çekisë dhe Koresë së Jugut.


MEKSIKË-AFRIKË E JUGUT 2-0


KOMENTI 

Mbyllet ndeshja. 

92’- Tjetër karton i kuq. Meksika mbetet me 10 lojtarë. Ndëshkohet Montes, si lojtari i fundit.

90’- Akordohen 7 minuta shtesë.

81’- Kartoni i dytë i kuq për Afrikën e Jugut. Zwane ndëshkohet dhe lë ekipin me 9 lojtarë, për goditje antisportive në fushë.

67’- GOOOOOOL MEKSIKA 2-0! Raul Jimenez shënon edhe të dytin. Pas një krosimi nga e djathta, sulmuesi gjuan bukur me kokë dhe e ndal topin në rrjetë.

52’- Tenton Gallardo me të majtën, por pa sukses. Gjuajtja ndalet nga muri mbrojtës i Afrikës së Jugut.

52’- Tenton Gallardo me të majtën, por pa sukses. Gjuajtja ndalet nga muri mbrojtës i Afrikës së Jugut.

49’- Karton i kuq për Afrikën e Jugut. Sithole lë kombëtaren e tij me 10 lojtarë, pasi ndali Gutierrez jashtë zonë në mënyrë të parregullt si futbollisti i fundit.

46’- Gafë e portierit afrikan, por nuk shfrytëzohet nga lojtarët e Meksikës.

Mbyllet pjesa e parë.

45+3’- Çfarë rasti për Meksikën! Gutierrez djeg një shans të artë për të dyfishuar. Tentativa e tij shkon jashtë.

43’- Quinones i pafat këtë herë. Sulmuesi sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga shtylla.

42’- Williams mban në lojë Afrikën e Jugut. Jimenez i afrohet golit të dytë për Meksikën, por portieri bën pritje vendimtare.

35’- Tjetër rast i mirë për Meksikën. Gallardo provon nga e majta, por e ndal portieri Williams.

30’- Mundësi e mirë për Meksikën. Gutierrez tenton me një gjuajtje në hyrje të zonës, por ndalet nga mbrojtësit.

25′- Pak pushim për lojtarët, për shkak të temperaturave të larta.

23’- Brian Gutierrez i Meksikës ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në afërsi të zonës.

14’- Tenton sërish Jimenez, këtë herë me kokë. Megjithatë topi nuk ka forcën e duhur dhe nuk ka rrezik.

9’- GOOOOOL MEKSIKA 1-0! Vjen goli i parë i Botërorit, Meksika kalon në avantazh. Quinones përfiton nga një gafë në mbrojtjen e afrikanëve dhe zhbllokon takimin.

 

5’- Rreziku i parë nga Meksika. Jimenez i afrohet golit por ndalet nga një pritje spektakolare e Williams.

0′- Shkelmohet topi i parë. Nis zyrtarisht Botërori.


FORMACIONET ZYRTARE:

Meksika: Rangel; Reyes, Montes, Vasquez, Gallardo; Lira, Quinones, Fidalgo, Gutierrez, Alvarado; Jimenez.

Afrika e Jugut: Williams, Modiba, Mbokazi, Sibisi, Okon, Mudau, Mokoena, Sithole, Adams, Foster, Rayners.





Lajmet e fundit nga