web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sfida hapëse e Botërorit, publikohen formacionet e Meksikë-Afrikë e Jugut

11 Qershor 2026, 20:08, Sport CNA

Sfida hapëse e Botërorit, publikohen formacionet e

Përballja e shumëpritur mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut do të ngrejë zyrtarisht siparin e Kupës së Botës 2026. Ndeshja hapëse e këtij edicioni historik luhet sot, më 11 qershor, në orën 21:00.

Si një nga vendet organizatore, Meksika vjen në këtë takim si skuadra favorite, e mbështetur edhe nga një traditë e gjatë në këtë aktivitet.

Statistikat tregojnë se meksikanët nuk kanë pësuar asnjë humbje në ndeshjet hapëse në shtatë Botërorët e fundit, duke regjistruar pesë fitore dhe dy barazime.

Nga ana tjetër, për Afrikën e Jugut ky është Botërori i katërt në histori, kompeticion ku nuk kanë arritur asnjëherë të kalojnë fazën e grupeve. Pak minuta përpara vërshëllimës fillestare, dy trajnerët kanë zbuluar edhe emrat e lojtarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Meksika: Rangel; Reyes, Montes, Vasquez, Gallardo; Lira, Quinones, Fidalgo, Gutierrez, Alvarado; Jimenez.

Afrika e Jugut: Williams, Modiba, Mbokazi, Sibisi, Okon, Mudau, Mokoena, Sithole, Adams, Foster, Rayners.





Lajmet e fundit nga