web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Panik tek Anglia, “Tre Luanët” bien pre e grabitjes

13 Qershor 2026, 13:37, Sport CNA

Panik tek Anglia, “Tre Luanët” bien pre e grabitjes

Pajisjet stërvitore të kombëtares së Anglisë janë vjedhur në Kansas City, vetëm pak ditë përpara debutimit të skuadrës në Kampionatin Botëror.

Automjeti që transportonte materialet drejt qendrës stërvitore "Swope Soccer Village" ra pre e një grabitjeje. Edhe pse policia lokale ka arrestuar dy persona, sendet ku përfshihen këpucët e futbollit të lojtarëve, uniformat, pajisjet teknike dhe topat ende nuk janë gjetur.

Federata Angleze e Futbollit ka nisur menjëherë zëvendësimin e materialeve të humbura për të shmangur ndikimin në përgatitjet e skuadrës së Thomas Tuchel.

Anglia, e cila vjen në këtë turne pas fitoreve në miqësoret ndaj Kosta Rikës dhe Zelandës së Re, do të luajë ndeshjen e parë të Grupit L kundër Kroacisë, për t'u përballur më pas me Ganën dhe Panamanë.





Lajmet e fundit nga