web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E papritur në Botëror, mesfushori humb ndeshjen. I ndalohet hyrja

12 Qershor 2026, 21:17, Sport CNA

E papritur në Botëror, mesfushori humb ndeshjen. I ndalohet hyrja

Mesfushorit ganez Thomas Partey i është ndaluar hyrja në Kanada, duke humbur kështu ndeshjen debutuese të kombëtares së tij në Kupën e Botës 2026 kundër Panamasë.

Qeveria kanadeze ka refuzuar t'i lëshojë vizë udhëtimi 32-vjeçarit, për shkak të dosjes së tij të rëndë ligjore, ku rëndojnë pesë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual që nga korriku i vitit 2025, të cilave së fundmi u janë shtuar edhe dy akuza të reja.

Ndonëse ish-futbollisti i Arsenalit i ka mohuar rregullisht këto pretendime, autoritetet vendase kanë aplikuar rregullat e tyre të rrepta të emigracionit. Edhe vetë FIFA ka dalë me një komunikatë zyrtare duke konfirmuar se lojtari do të qëndrojë në kampin bazë të Ganës në Boston të SHBA-së dhe nuk do të lejohet të udhëtojë drejt Kanadasë për sfidën e Grupit.





Lajmet e fundit nga