web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rekorde që në start, Kupa e Botës nis me shifra të jashtëzakonshme

12 Qershor 2026, 16:05, Sport CNA

Rekorde që në start, Kupa e Botës nis me shifra të

Ceremonia hapëse e Kampionatit Botëror ka vendosur një rekord të ri, ku performanca e këngëtares Shakira ka kaluar shifrën e 1.2 miliardë shikimeve në platformat digjitale.

Artistja kolumbiane interpretoi himnin zyrtar të këtij turneu, të titulluar “Dai Dai”.

Statisikat e siguruara nga operatorët e transmetimit tregojnë një hendek të madh mes impaktit të këtij eventi global dhe ngjarjeve të tjera madhore sportive.

Për shembull, finalja e Super Bowl e shkurtit të kaluar në SHBA, ku performoi Bad Bunny, regjistroi 125 milionë shikues, një shifër kjo gati dhjetë herë më e vogël se audienca e ditës së parë të Botërorit.

Këto të dhëna rikonfirmojnë Kupën e Botës si eventin më të ndjekur në historinë e televizionit dhe të mediave të reja.





Lajmet e fundit nga