web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E kryer/ Reali i rrëmben objektivin Barcelonës dhe Atleticos

12 Qershor 2026, 19:07, Sport CNA

E kryer/ Reali i rrëmben objektivin Barcelonës dhe Atleticos

Bernardo Silva duket shumë pranë transferimit te Real Madridi si lojtar i lirë. Mesfushori portugez, sipas raportimeve, ka përfunduar testet mjekësore përpara finalizimit të marrëveshjes me klubin spanjoll.

Real Madridi kishte siguruar më parë afrimet e Denzel Dumfries dhe Ibrahima Konate, ndërsa tani po punon për të mbyllur edhe transferimin e 31-vjeçarit. Bëhet e ditur se palët kanë arritur marrëveshje të plotë për një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Për të realizuar kalimin në Madrid, Bernardo Silva ka pranuar një ulje të konsiderueshme të pagës. Një rol të rëndësishëm në këtë operacion ka pasur trajneri Jose Mourinho, i cili e konsideron portugezin pjesë kyçe të projektit të tij.

Për lojtarin kishte interes edhe nga Barcelona dhe Atletico Madrid. Megjithatë, gjithçka tregon se destinacioni i radhës i Bernardo Silvës do të jetë “Santiago Bernabeu”.





Lajmet e fundit nga