web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Brazil-Marok, ndahen pikët

13 Qershor 2026, 23:54, Sport CNA

Brazil-Marok, ndahen pikët

Kombëtarja e Brazilit nis rrugëtimin e saj në Kupën e Botës 2026 me një përballje të zjarrtë kundër Marokut, sfidë e vlefshme për fazën e grupeve.

Pesë herë kampionët e botës vijnë në këtë turne si një nga pretendentët kryesorë për të siguruar yllin e gjashtë në fanellë, formë të cilën e treguan edhe në miqësoret paraprake ku regjistruan tri fitore dhe plot 11 gola të shënuar.

Ky Botëror ka një rëndësi të veçantë për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili synon të shkruajë historinë si trajneri i parë i huaj që udhëheq "Seleçaon" drejt lavdisë botërore.


BRAZIL-MAROK 1-1


KOMENTI 

Mbyllet ndeshja.

Akordohen 10 minuta shtesë.

82’- Mundësi për Raphinhan që tenton të përfitojë nga një gafë e Issa, por del Bono dhe largon rrezikun.

81’- Rrezikon Cunha në zonë, por mbyllet në momentin e fundit dhe topi shkon në fundore.

77’- Mundësi e shkëlqyer për Brazilin. Vinicius shpërthen në të majtë dhe pason në zonë për Raphinhna, i cili gjuan menjëherë, por ndalet nga portieri Bono.

60’- Pjesa e dytë flet vetëm për Brazilin. Skuadra e Ancelottit kërkon me çdo kusht golin e dytë, me sulme nga krahët. Maroku mbrohet mirë deri tani.

45'- Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+2’ Paqueta provon supergolin me një rrotullim në zonë, por Bono kundërpërgjigjet me një pritje të shkëlqyer.

Akordohen 4 minuta shtesë.

32’- GOOOOOL BRAZILI! Rikthehet baraspesha nga Vinicius Junior. Sulmuesi lëviz bukur në të majtë dhe me një gjuajtje të shkëlqyer e dërgon topin në rrjetë.

30’- Vazhdon dominimi i Marokut. Brahim Diaz i afrohet golit të dytë, por topi i devijuar shkon në duart e Alisson.

21’- GOOOOOL MAROKU 0-1! Kundërsulm vrastar nga marokenët dhe Salibari e ndal topin në fundin e rrjetës, për të zhbllokuar takimin.

19’- Vertikalizim i Raphinhas për Vinicius, por Hakimi me një ndërhyrje vendimtare e dërgon topin në këndore.

13’- Zgjohet Brazili dhe i shkon shumë afër golit të avantazhit. Vinicius shpërthen nga e majta dhe kroson në zonë, por Thiago nuk gjuan dot me kokë pranë vijës fatale.

7’- Mundësia e parë për shënim për Marokun. El Aynaoui sheh tentativën e tij në zonë, të ndalet nga Guimaraes.

2’- Maroku e nis agresiv dhe merr kontrollin e lojës në këto minuta të para. Brazili në pritje të rinisjes.

Starton supersfida. Spektakli është i garantuar. 





Lajmet e fundit nga