web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moment historik në Botëror, u zbatua një rregull i ri nga VAR

13 Qershor 2026, 20:39, Sport CNA

Moment historik në Botëror, u zbatua një rregull i ri nga VAR

Ndeshja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Paraguait në Kupën e Botës ka shënuar një moment historik për futbollin botëror.

Për herë të parë në histori, sistemi VAR ka ndërhyrë për të aplikuar rregullin e ri të quajtur "Identiteti i Gabuar" (Wrong Identity).

Kjo normë e re e FIFA-s i lejon arbitrit kryesor të bëjë prapakthehu dhe të korrigjojë vendimin fillestar nëse kartoni i është dhënë personit të gabuar. Në këtë rast, arbitri holandez Danny Makkelie kishte ndëshkuar fillimisht me karton të verdhë mbrojtësin amerikan Tim Ream për një faull ndaj Miguel Almiron.

Pas sinjalizimit nga dhoma VAR, Makkelie rishikoi pamjet në monitor, të cilat treguan qartë se sulmuesi paraguaian kishte ekzagjeruar totalisht kontaktin. Si rrjedhojë, arbitri hoqi kartonin e verdhë ndaj amerikanit Ream dhe ndëshkoi Almiron-in për simulim.





Lajmet e fundit nga