web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Japonia surprizon Holandën, komenti i ndeshjes

14 Qershor 2026, 21:58, Sport CNA

Japonia surprizon Holandën, komenti i ndeshjes

Holanda dhe Japonia barazuan 2-2 në ndeshjen e parë të Grupit F në Kupën e Botës.

Holanda krijoi rastet më të mira në pjesën e parë me Donyell Malen dhe Micky van de Ven, por nuk arriti të shënonte.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 51-të, kur Virgil van Dijk realizoi me kokë pas një asistimi të Ryan Gravenberch.

Japonia reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 57-të me Keito Nakamura, pas pasimit të Takefuso Kubo. Holanda kaloi sërish në avantazh falë Crysencio Summerville, i cili shënoi në debutimin e tij në një turne madhor.

Kur dukej se holandezët do të merrnin tri pikët, Japonia gjeti golin e 2-2 në minutën e 89-të me Koki Ogawa pas një goditjeje nga këndi të Junya Ito.

Me këtë rezultat, të dyja skuadrat e nisin me një pikë aventurën e tyre në Botërorin 2026.


HOLANDË-JAPONI 2-2


KOMENTI LIVE

89’- GOOOOOOL JAPONIA 2-2! Shtanget Holanda, 1 minutë nga fundi i kohës së rregullt. Kamada shënon me kokë, pas një goditje këndi.

80’- Aksion shumë i mirë për Japoninë. Verbruggen pret me vështirësi një gjuajtje të Sugawara.

64’- GOOOOOL HOLANDA 2-1! Nuk kanë fund emocionet në pjesën e dytë. Summerville rikthen avantazhin e Holandës, me një gol shumë të bukur me të majtën.

Japonia surprizon Holandën, komenti i ndeshjes

57’- GOOOOOL JAPONIA 1-1! Zgjat pak festa e holandezëve. Nakamura lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone dhe barazon shifrat.

Japonia surprizon Holandën, komenti i ndeshjes

51’- GOOOOOOL HOLANDA 1-0! Zhbllokohet më në fund sfida. Van Dijk shfrytëzon shtatlartësinë dhe me kokë shënon golin e parë, i ndihmuar edhe nga shtylla.

Japonia surprizon Holandën, komenti i ndeshjes

45′- Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

43’- Iluzione goli te Japonia. Nagamura kontrollon bukur topin në zonë dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por shkon ngjitur me shtyllën.

33’- Suzuki ndal sërish Holandën. Malen provon me kokë, por portieri është pozicional dhe ndal topin pa shumë vështirësi.

28’- Tentativë për tu harruar nga Ito. Gjuajtja e mbrojtësit të Japonisë shkon mbi traun e portës.

14’- Japonia shfaqet më kërkuese në këto minuta. Mungojnë tentativat drejt portës, por aziatikët mbeten afër zonës së Holandës.

3’- Rasti i parë i rrezikshëm i takon Holandës. Malen lëviz bukur dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por Suzuki me një pritje spektakolare e dërgon topin në këndore.

Starton sfida. 





Lajmet e fundit nga