web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Milani zgjedh trajnerin e ri, një portugez për stolin

14 Qershor 2026, 18:43, Sport CNA

Milani zgjedh trajnerin e ri, një portugez për stolin

Milani duket se ka zgjedhur Ruben Amorim si trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm, pasi negociatat mes palëve janë drejt fazës përfundimtare.

Marrëveshja parashikohet të jetë trevjeçare ose dy vite me opsion rinovimi për një sezon tjetër, me një pagë rreth 4 milionë euro në vit.

Trajneri portugez ka pranuar kushtet e vendosura nga drejtuesit kuqezi dhe nuk është ndikuar nga mungesa e Milanit në Ligën e Kampionëve. Pas eksperiencës te Manchester United, Amorim kishte menduar të pushonte për një sezon, por projekti i Milanit e ka bindur të rikthehet menjëherë në pankinë.

 

Me ardhjen e tij pritet një ndryshim i rëndësishëm në filozofinë e lojës dhe në përbërjen e skuadrës. Amorim preferon skema me tre mbrojtës, kryesisht 3-4-3 dhe 3-5-2, me lojë të bazuar te presingu, posedimi i topit dhe shfrytëzimi i krahëve.

Mike Maignan konsiderohet një pikë fikse e projektit të ri, ndërsa reparti defensiv mund të pësojë ndryshime të rëndësishme. Strahinja Pavlovic shihet si një lojtar i përshtatshëm për sistemin e trajnerit portugez, ndërsa Milani pritet të ndërhyjë në merkato për të kompletuar skuadrën sipas kërkesave të tij.





Lajmet e fundit nga