web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rekord historik në Botëror nga Maroku, por pritet të thyhet në Gjermani-Kurasao

14 Qershor 2026, 18:31, Sport CNA

Rekord historik në Botëror nga Maroku, por pritet të thyhet

Ndeshja mes Brazilit dhe Marokut në Kupën e Botës 2026 ka hyrë në historinë e futbollit për një fakt mjaft të veçantë statistikore.

Për herë të parë në një fazë finale të këtij turneu, kombëtarja e Marokut zbriti në fushë me plot 10 lojtarë titullarë nga 11 në total, të cilët kanë lindur jashtë territorit të Marokut.

Megjithatë, ky rekord i pabesueshëm rrezikon të jetë i shkurtër dhe të thyhet brenda pak minutash po sot.

Skuadra e Kurasaos, e cila debuton në orën 19:00 përballë Gjermanisë, ka grumbulluar për këtë Botëror 25 nga 26 lojtarë të lindur jashtë vendit të tyre, kryesisht në Holandë, çka pritet të vendosë një rekord të ri absolut nëse zgjedhjet e trajnerit Dick Advocaat konfirmohen në fushë.





Lajmet e fundit nga