web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaji i veçantë te Portugalia, si kujtohet Diogo Jota

15 Qershor 2026, 08:08, Sport CNA

Detaji i veçantë te Portugalia, si kujtohet Diogo Jota

Lojtarët e kombëtares së Portugalisë kanë rënë në sy gjatë qëndrimit të tyre në Shtetet e Bashkuara për shkak të një aksesori të përbashkët që mbajnë në dorë.

Gjatë një komunikimi me mediat, mesfushori Vitinha ka shpjeguar zanafillën dhe kuptimin e këtij aksesori. Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një dhuratë të veçantë nga Kryeministri i vendit të tyre, Luis Montenegro.

Ky objekt mban të shkruar emrat e të gjithë futbollistëve të grumbulluar, duke përfshirë edhe një dedikim specifik për sulmuesin Diogo Jota, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar, pas një aksidenti tragjik.

Aksesori është prodhuar me materiale të posaçme që lejohen të mbahen edhe gjatë minutave të lojës në fushë. Sipas lojtarit të PSG-së, mbajtja e tij ka qenë një përzgjedhje vullnetare e të gjithë grupit.

 





Lajmet e fundit nga