web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Juventusi te goli në Botëror, historia e lojtarit që i shënoi Gjermanisë

14 Qershor 2026, 22:58, Sport CNA

Nga Juventusi te goli në Botëror, historia e lojtarit që i

Mes emrave që tërhoqën vëmendjen në ndeshjet e para të Botërorit ishte edhe ai i Livano Comenencias . Futbollisti i Kurasaos hyri në historinë e vendit të tij duke realizuar golin e parë të kombëtares në një Kupë Bote, në sfidën ndaj Gjermanisë.

Pavarësisht humbjes së thellë 7-1 ndaj skuadrës së drejtuar nga Julian Nagelsmnn, momenti i Komenensias mbetet një nga episodet më të veçanta për debutuesit e këtij edicioni. Pas një kundërsulmi të shpejtë të Kurasaos, topi përfundoi në këmbët e tij dhe mesfushori goditi saktë, duke mposhtur Manuel Nojerin dhe duke barazuar përkohësisht rezultatin. Për disa minuta, skuadra e drejtuar nga Advokat arriti të ëndërronte një surprizë ndaj një prej kombëtareve më të forta të turneut.

Pas këtij momenti të rëndësishëm, vëmendja u përqendrua edhe te historia personale e futbollistit. Komenensia nuk është një emër i panjohur për futbollin europian. Në vitin 2021 ai u përfshi nga “The Guardian” në listën e 60 talenteve më premtuese të Europës të lindur në vitin 2004 ose më vonë, një vlerësim që konfirmonte potencialin e tij në moshë shumë të re.

Karriera e tij mori një kthesë të rëndësishme në verën e vitit 2023. Juventus vendosi ta transferonte nga PSV për ta aktivizuar me ekipin e të rinjve, në Serinë C. Vetë futbollisti tregoi se lajmi për interesimin e Juventusit e kishte surprizuar.

Ai ka deklaruar se ishte informuar nga agjenti i tij, i cili është njëkohësisht edhe babai i tij, dhe se transferimi te një klub me historinë e Juventusit përbënte një hap shumë të rëndësishëm në karrierë. Komenensia shprehej se mezi priste të vishte fanellën bardhezi dhe të niste aventurën e re në Itali.

Gjatë periudhës së tij në Torino, ai u përdor në role të ndryshme. Comenencia mund të luajë si mesfushor, por edhe si lojtar ofensiv krahu. Te Juventus i të rinjve ai u aktivizua kryesisht në repartin ofensiv dhe gjatë dy sezoneve, nga viti 2023 deri në vitin 2025, zhvilloi 70 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Në këto paraqitje regjistroi 3 gola dhe 8 asistime.

Paraqitjet e tij i dhanë mundësinë të afrohej edhe me skuadrën e parë. Në verën e vitit 2024, gjatë fazës përgatitore në Gjermani, ai u aktivizua nga minuta e parë në miqësoren ndaj Nurembergut, nën drejtimin e trajnerit Tiago Mota.

Megjithatë, një vit më vonë, rrugët e tij dhe të Juventusit u ndanë. Klubi italian vendosi ta transferonte te Zyrihu në kampionatin zviceran. Aty Comenencia mbylli sezonin me 25 ndeshje të zhvilluara, ndërsa skuadra e tij përfundoi kampionatin në vendin e tretë nga fundi i renditjes.

Futbollisti ka shpjeguar se zgjedhja për të kaluar në Zvicër lidhej me dëshirën për të luajtur më shumë dhe për të pasur rol protagonist në një kampionat konkurrues. Tashmë, në moshën 22-vjeçare, ai ka arritur edhe momentin më të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Goli ndaj Gjermanisë nuk ndryshoi fatin e ndeshjes, por i dha Kurasaos një moment historik në paraqitjen e parë në Kupën e Botës.





Lajmet e fundit nga