web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spanjë-Kepi i Gjelbër, "ngecin" iberikët

15 Qershor 2026, 17:56, Sport CNA

Spanjë-Kepi i Gjelbër, "ngecin" iberikët

Kombëtarja e Spanjës do të nisë sot rrugëtimin e saj në Kupën e Botës 2026, ku zbret në fushë si një nga pretendentet kryesore për të shkuar deri në fund të turneut.

Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente, e përbërë nga një brez i talentuar lojtarësh, do të përballet në orën 18:00 me Kepin e Gjelbër.

Për përfaqësuesen afrikane, ky është një moment historik pasi regjistrojnë pjesëmarrjen e tyre të parë në një fazë finale të një Botërori që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1975.

Ndonëse spanjollët nisen si favoritë absolutë, Kepi i Gjelbër do të kërkojë të dhurojë një surprizë të madhe.


SPANJË-KEPI I GJELBËR 0-0


KOMENTI LIVE

Mbyllet ndeshja.

89’- Aksion i bukur i Spanjës. Yamal vertikalizon për Olmo, i cili pason te Oyarzabal. Gjuajtja e sulmuesi devijohet në këndore.

73’- Yamal menjëherë i rrezikshëm. Sulmuesi shpërthen në të djathtë dhe pason në zonë, gjuajtja e Merinos ndalet nga portieri

69’- Vështirësitë te Spanja. Trajneri hedh në fushë Lamine Yamal. Talenti i Barcelonës merr vendin e Fabian Ruiz. Aktivizohet edhe Merino, në vendin e Gavit.

63’- Vozinha i Kepit të Gjelbër duket i pakalueshëm. Portieri largon çdo rrezik në zonë.

48’- Fabian Ruiz lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën. Gjuajtja nuk ka koordinatat e sakta dhe shkon jashtë.

Mbyllet pjesa e parë.

44’- Vozinha është i pakalueshëm. Portieri i Kepit të Gjelbër ndal sërish Ferran Torresin.

38’- Mundësi e artë shënimi për Spanjën! Cucurella pason me kokë në zonë, Ferran Torres ndalet nga tranversa, ndërsa në vazhdim portieri ndal një top që po shkonte në rrjetë.

36’- Mundësia më e mirë për shënim. Perdi lëshon në gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, Vozinha bën një pritje të shkëlqyer. Gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.

29’- Shfaqet e rrezikshme Spanja. Cucurella provon me një gjuajte të fortë në hyrje të zonës, topi shkon mbi traun e portës.

11’- Pranë golit Spanja. Krosim i rrezikshëm nga e djathta, provon Oyarzabal, por topi largohet në momentin e fundit.

6’- Harkim i rrezikshëm nga Pedri në të djathtë, por ndal portieri.

Starton sfida. 





Lajmet e fundit nga