web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Belgjikë-Egjipt, ndahen pikët

15 Qershor 2026, 20:58, Sport CNA

Belgjikë-Egjipt, ndahen pikët

Kombëtarja e Belgjikës do të nisë sot rrugëtimin e saj në Kupën e Botës, ku do të përballet me Egjiptin në ndeshjen e parë të Grupit G.

"Djajtë e Kuq" zbresin në fushë me një brez të ri dhe të talentuar lojtarësh, duke synuar të vijojnë ecurinë e shkëlqyer prej 13 ndeshjeve pa asnjë humbje në të gjitha kompeticionet.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Egjiptit rikthehet në skenën e madhe botërore pas një fushate kualifikuese historike, të cilën e mbylli pa asnjë humbje.

"Faraonët" vijnë me ambicie të mëdha për të tentuar një rezultat pozitiv ndaj favoritëve europianë.


BELGJIKË-EGJIPT 1-1


KOMENTI LIVE

Mbyllet ndeshja. 

87’- Pranë golit Romelu Lukaku. Pas një krosimi nga e djathta, sulmuesi gjuan me kokë, por shkon mbi traun e portës.

66’- BELGJIKA BARAZON 1-1! Romelu Lukaku futet në fushë dhe në pak sekonda bëhet vendimtar. Në tentativë për të ndalur sulmuesin, mbrojtësit shkaktojnë autogol.

Belgjikë-Egjipt, ndahen pikët

63’- Pranë golit Belgjika me De Bruyne. Gjuajtja e mesfushorit shkon në duart e portierit.

62’- Iluzione goli nga Tielemans, gjuajtja fluturimthi e të cilit shkon ngjitur me shtyllën.

60’- Marmoush shpërdoron një rast shumë të mirë shënimi. Sulmuesi egjiptian bën gjithçka mirë, por gabon me gjuajtjen në fund.  

56’- Dy raste të pastra për Egjiptin. Courtois ndal një gjuajtje me kokë të Salah, ndërsa Aroush gabon përballë portës, duke gjuajtur jashtë.

53’- Fati i kthehet kundër Belgjikës. Kevin De Bruyne lëshon një gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit, por topi ndalet te shtylla dhe shkon jashtë.

48’- Rrezikon Egjipti. Dy raste të mira në zonë, por Ziko nuk gjuan si duhet dhe humb aksionin.

Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

46’- Belgjika shpërdoron një rast të artë shënimi. Doku gjuan mbi portë atë që ishte një penallti në lëvizje.

33’- Courtois shpëton Belgjikën nga pësimi i golit të dytë. Portieri devijon në këndore një gjuajtje të rrezikshme të Zikos.

19’- GOOOOOOL EGJIPTI 0-1! Një supergol zhbllokon takimin. Aroush lëshon një predhë nga jashtë zone dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.

Belgjikë-Egjipt, ndahen pikët

7’- Belgjika jep shkëndijën e parë. De Bruyne lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

0'- Starton sfida. 





Lajmet e fundit nga