web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spanja e nis “malore”, debutuesit bëjnë surprizën e madhe

15 Qershor 2026, 19:59, Sport CNA

Spanja e nis “malore”, debutuesit bëjnë surprizën e

Kombëtarja e Spanjës ka ngecur që në hapin e parë në Kupën e Botës, duke mos shkuar më shumë se një barazim pa gola përballë debutuesve të Kepit të Gjelbër.

Ndonëse "Furia e Kuqe" nisej si favorite absolute në këtë përballje të Grupit H, skuadra afrikane tregoi një performancë heroike në prapavijë.

Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, u shndërrua në heroin e mbrëmjes me disa pritje vendimtare ndaj tentativave të Oyarzabal dhe Cucurella-s, ndërsa Ferran Torres u ndal nga tranversa në fundin e pjesës së parë.

As aktivizimi i Lamine Yamal në fraksionin e dytë nuk mjaftoi për të thyer mbrojtjen e ngjeshur kundërshtare, duke bërë që dy ekipet të ndajnë nga një pikë.

Pas këtij fillimi të ndërlikuar, Spanja do të kërkojë kthesën në ndeshjen e radhës ku do të masë forcat me Arabinë Saudite.





Lajmet e fundit nga