web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Probleme në Botëror, Irani detyrohet të largohet menjëherë nga SHBA

16 Qershor 2026, 16:08, Sport CNA

Probleme në Botëror, Irani detyrohet të largohet

Sulmuesi i kombëtares së Iranit, Mehdi Torabi, po përballet me një situatë të ndërlikuar pasi viza e tij e hyrjes në Shtetet e Bashkuara rezulton e konsumuar që pas ndeshjes ndaj Zelandës së Re.

Autoritetet amerikane i kishin lëshuar lojtarit vetëm një vizë me një hyrje, ndryshe nga pjesa tjetër e ekipit që disponon viza me shumë hyrje-dalje. Kjo ka detyruar Federatën Iraniane të Futbollit të nisë me urgjencë procedurat për pajisjen e tij me një leje të re.

Ndërkohë, delegacioni iranian po has vështirësi të shumta udhëtimi, ku përveç refuzimit të hyrjes për 15 anëtarë të stafit, skuadra është e detyruar të zhvendoset në Tijuana të Meksikës menjëherë pas ndeshjeve, për shkak të mungesës së lejes së qëndrimit në tokën amerikane.





Lajmet e fundit nga