web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E papritur te Portugalia, trajneri merr vendimin për tu larguar

17 Qershor 2026, 11:41, Sport CNA

E papritur te Portugalia, trajneri merr vendimin për tu larguar

Trajneri i kombëtares së Portugalisë, Roberto Martinez, pritet të mbyllë kapitullin e tij në krye të pankinës luzitane menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës.

Sipas një raportimi të bërë publik nga media britanike "talkSPORT", tekniku spanjoll ka marrë vendimin për të mos rinovuar kontratën aktuale që i skadon në korrik, duke zgjedhur largimin pavarësisht rezultatit që skuadra do të arrijë në këtë turne.

Martinez mori drejtimin e Portugalisë në vitin 2023 dhe gjatë kësaj periudhe arriti të udhëheqë skuadrën drejt triumfit në Nations League në vitin 2025.

Ky Botëror përfaqëson mundësinë e tij të fundit për të mbyllur një cikël të suksesshëm me kombëtaren portugeze, ku synimi kryesor mbetet fitimi i trofeut të madh përpara largimit zyrtar.





Lajmet e fundit nga