web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Haaland shkëlqen me dopietë, Norvegjia e nis me “poker”

17 Qershor 2026, 02:07, Sport CNA

Haaland shkëlqen me dopietë, Norvegjia e nis me “poker”

Kombëtarja e Norvegjisë ka siguruar tri pikët e para në Kupën e Botës, pasi mposhti Irakun me rezultatin e pastër 4-1 në ndeshjen e dytë të xhiros së parë për Grupin I.

Takimi u vendos në shinat e duhura që në pjesën e parë falë Erling Haaland, i cili realizoi dy gola për t'i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Fraksioni i dytë i lojës u menaxhua më me qetësi nga europianët, të cilët gjetën edhe golin e tretë në minutën e 76-të përmes një goditjeje të saktë me kokë nga mbrojtësi Leo Ostigard.

Në minutat shtesë të takimit, pikërisht në të 97-tën, Kristian Thorstvedt shënoi edhe golin e katërt për të vulosur triumfin e norvegjezëve.

Pas kësaj fitoreje, Norvegjia pozicionohet krahas Francës me nga 3 pikë në krye të renditjes, përpara se të masë forcat me Senegalin në sfidën e radhës.





Lajmet e fundit nga