web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Messi shkëlqen me tripletë dhe arrin Klose-n, Argjentina nuk fal ndaj Algjerisë

17 Qershor 2026, 07:55, Sport CNA

Messi shkëlqen me tripletë dhe arrin Klose-n, Argjentina nuk fal ndaj

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të 200-të me kombëtaren, duke udhëhequr kampionët në fuqi drejt një fitoreje të pastër 3-0 ndaj Algjerisë në takimin hapës të Grupit J në Kupën e Botës.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arrowhead” nisi me ritëm të lartë, ku brenda tetë minutave të para u anuluan dy gola për pozicion jashtë loje, nga një për secilën skuadër.

Messi, i cili u bë lojtari i parë në histori që merr pjesë në gjashtë Botërorë, zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të me një goditje të fortë me të majtën pas asistit të Rodrigo de Paul.

Argjentinasit dominuan zotërimin e topit në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë ylli i skuadrës realizoi edhe dy herë të tjera, fillimisht duke përfituar nga një pasiguri e portierit Luca Zidane në minutën e 60-të dhe më pas me një goditje nga skaji i zonës 15 minuta para fundit.

Me këtë tregolësh, Messi u ngjit në kuotën e 16 realizimeve në historinë e këtij turneu, duke u barazuar me Miroslav Klose-në si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Kupës së Botës.





Lajmet e fundit nga