web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ancelotti merr lajme pozitive, Neymar zbret në fushë

17 Qershor 2026, 09:38, Sport CNA

Ancelotti merr lajme pozitive, Neymar zbret në fushë

Sulmuesi brazilian Neymar ka zbritur për herë të parë në fushën e stërvitjes që nga grumbullimi i tij me kombëtaren për Kupën e Botës 2026.

Sipas "Ge", lojtari i Santos ka kryer vetëm vrapime të lehta i veshur me këpucë atletike dhe i veçuar nga pjesa tjetër e grupit.

Ky proces shënon fazën e parë të rikthimit të tij në fushë pas një dëmtimi në pulpën e djathtë të pësuar muajin e kaluar, periudhë gjatë së cilës ai kishte punuar vetëm në palestër.

Stafi mjekësor dhe ai teknik po tregohen mjaft të kujdesshëm duke mos dhënë asnjë datë fikse për debutimin e tij në këtë Botëror.

Pas barazimit 1-1 me Marokun, Brazili do të zbresë sërish në fushë këtë të premte ndaj Haitit, por prania e yllit brazilian në këtë sfidë konsiderohet thuajse e pamundur.





Lajmet e fundit nga