Spektakël i garantuar, si rreshtohen Anglia dhe Kroacia
Kombëtarja e Anglisë do të nisë rrugëtimin e saj në Kupën ...

Kombëtarja e Anglisë ka regjistruar një start të suksesshëm në Kupën e Botës, duke mposhtur Kroacinë me rezultatin 4-2 në ndeshjen e parë të Grupit L.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel e meritoi fitoren falë lojës së saj dominuese përgjatë pjesës më të madhe të takimit. Harry Kane hapi serinë e golave në minutën e 12-të, por ballkanasit barazuan përkohësisht me një goditje të fortë të Baturinës në minutën e 36-të.
Vetëm 6 minuta më vonë, sulmuesi anglez shënoi sërish me kokë për të rikthyer epërsinë, përpara se Musa të baraspeshonte shifrat në 2-2 pak para fundit të pjesës së parë.
Fraksioni i dytë nisi me një ritëm më të lartë për "Tre Luanët", të cilët gjetën golin e tretë në minutën e 47-të me anë të Jude Bellingham, ndërsa Marcus Rashford vulosi fitoren në minutën e 85-të.
Rezultati mund të ishte edhe më i thellë, por portieri kroat Dominik Livakovic ndaloi disa raste të tjera të pastra të anglezëve.
ANGLI-KROACI 4-2
KOMENTI LIVE
Mbyllet ndeshja.
84’- GOOOOOL ANGLIA 4-2! Marcus Rafshord i futu nga stoli, ia del të shënojë të katërtin pas një kundërsulmi të shpejtë. Vuloset fitorja e anglezëve.
76’- Pranë golit të barazimit Kroacia. Pickford bën pritje të shkëlqyer ndaj Pasalic.
74’- Kthim i gabuar i topit nga kroatët, Livakovic del dhe largon me vështirësi.
57’- Livakovic është i pakalueshëm. Portieri i Kroacisë ndal dy gjuajtje të forta nga Harry Kane.
56’- Sulme asfiksuese nga Anglia. Livakovic i habit të gjithë me dy pritje të njëpasnjëshme.
52’- Çfarë pritje nga Livakovic. I mohon golin e katërt mesfushorit Rice.
48’- Nuk ndalet Anglia. Livakovic ndal Bellingham, ndërsa nga goditja e këndit O’Reilly provon me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
47’- GOOOOOL ANGLIA 3-2! Pjesa e dytë nis aty ku u mbyll e para. Jude Bellingham rikthen avantazhin e anglezëve, me një gjuajtje të fortë nga e djathta.

Mbylle pjesa e parë.
45+4’- GOOOOOL KROACIA 2-2! Nuk kanë fund emocionet. Musa rikthen baraspeshën, pas një asisti perfekt të marrë nga Perisic me kokë.
42’- GOOOOOL ANGLIA 2-1! Harry Kane tund rrjetën sërish. Sulmuesi fiton duelin pas një goditje këndi dhe me kokë dyfishon shifrat.

36’- GOOOOOL KROACIA 1-1! Supergol nga Baturina, me një predhë nga jashtë zone. Lojtari i Comos merr një asist perfekt nga Sucic dhe ia del të barazojë shifrat.

31’- Madueke hedh një top në zonë për Bellingham, i cili nuk ia del ta shtyjë në portë.
16’- Pranë golit të dytë Anglia. Madueke futet në zonë, por e ndal Pasalic në momentin e fundit.
12’- GOOOOOL ANGLIA 1-0! Harry Kane nuk gabon te tentativa e dytë, të cilën e ndal në rrjetë. Zhbllokohet menjëherë sfida.

11’- Përsëritet penalltia. Livakovic kishte kaluar vijën.
10’- Livakovic bën heroin për Kroacinë. Portieri pret gjuajtjen e Kane nga penalltia.
9’- Penallti për Angli. Modric gabon gjithçka dhe godet Madueke. Arbitri nuk ka dyshime dhe akordon 11 metërsh.
3’- Pranë golit Kroacia. Krosim i Perisic nga goditja e këndit, Sutalo i pambuluar gjuan keq mbi portë.
Starton supersfida e Botërorit.
Kombëtarja e Anglisë do të nisë rrugëtimin e saj në Kupën ...
Portugalia ka zhgënjyer totalisht në nisje të Botërorit. R...
Michael Olise ishte një nga protagonistët kryesorë në fito...
Kombëtarja e Portugalisë luan ndeshjen e saj të parë në Ku...
Kombëtarja e Portugalisë do të luajë ndeshjen e saj të par...
Trajneri i kombëtares së Portugalisë, Roberto Martinez, pr...
Sulmuesi brazilian Neymar ka zbritur për herë të parë në f...
Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë e futbollit fr...
Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka shkëlqyer në ndes...
Sulmuesi anësor Ibrahim Mbaye ka tërhequr vëmendje të madh...
Kombëtarja e Norvegjisë ka siguruar tri pikët e para në Ku...
Kombëtarja e Norvegjisë ka shkuar në dhomat e zhveshjes në...
Kylian Mbappe ka shkruar historinë e kombëtares së Francës...
Kombëtarja e Francës ka regjistruar një start të suksesshë...
Kombëtarja e Francës nis fushatën e saj në Kupën e Botës 2...
Milani ka zyrtarizuar emërimin e Ruben Amorim si trajner t...
Kombëtarja e Francës do të nisë fushatën e saj në Kupën e ...
Është hedhur shorti për turin e parë kualifikues të Confer...
Egnatia ka mësuar kundërshtarin e saj për turin e parë kua...
Sulmuesi i kombëtares së Iranit, Mehdi Torabi, po përballe...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autost...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në superstrad...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 27 persona në lid...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se...
Meteorologët kanë paralajmëruar se një fenomen i fuqishëm ...
Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit janë rritu...
Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, njoftoi të premten ...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Zhvillimi urban, transporti, energjia, pylltaria dhe bujqë...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, p...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për tak...
Nuk janë vetëm konsumatorët shqiptarë që paguajnë më shtre...