web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kongo surprizon Portugalinë

17 Qershor 2026, 18:55, Sport CNA

Kongo surprizon Portugalinë

Kombëtarja e Portugalisë luan ndeshjen e saj të parë në Kupën e Botës 2026, ku do të përballet me Republikën Demokratike të Kongos në kuadër të Grupit J.

Luzitanët vijnë në këtë turne me petkun e një prej skuadrave më pretendente dhe synojnë të marrin tri pikët e para për të konfirmuar statusin e tyre.

Në anën tjetër, përfaqësuesja afrikane shënon një rikthim historik në këtë kompeticion pas një mungese prej 52 vitesh, pasi hera e fundit që mori pjesë ishte në vitin 1974 nën emrin Zaire.

Ashtu siç pritej, kapiteni Cristiano Ronaldo do ta udhëheqë Portugalinë nga minuta e parë, duke qenë pika kryesore e repartit ofensiv.


PORTUGALI-RD KONGO 1-1


KOMENTI LIVE

Mbyllet sfida.

Akordohen 5 minuta shtesë.

90’- Iluzione goli te Portugalia. Gjuajtja e Bruno Fernandes shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

87’- Kërkon me ngulm golin Portugalia. Pason në zonë Cancelo, por portieri del dhe kontrollon topin, para se të shkonte te Ronaldo.

76’- Kundërsulm i shpejtë nga Kongo, Bakambu nuk koordinohet si duhet. Topi shkon mbi portë.

68’- Mundësi e artë e shpërdoruar te Portugalia. Conceicao shfaqet i vetëm në të djathtë, pason për Ronaldon në qendër, por gjuajtja e sulmuesit shkon jashtë.

57’- E pafat Kongo. Bakambu gjuan fort në zonë, por sheh topin të ndalet në shtyllë.

55’- Gjen golin Portugalia me Cancelo, por anulohet për pozicion jashtë loje.

48’- Në sulm Portugalia. Conceicao merr një top dhe rrëzohet në zonë. Kërkohet penallti, por arbitri vazhdon lojën.

45+5’ GOOOOOOL KONGO 1-1! Vjen surpriza e madhe, shtangen luzitanët. Pas një goditje këndi, Wissa gjuan fortë me kokë dhe barazon shifrat.

Kongo surprizon Portugalinë

38’- Mundësi e mirë për Portugalinë. Shpërthen Mendes, por gabon gjithçka në pasim.

28’- Lëvizje e bukur e Pedro Neto në të majtë. Tenton pasimin në zonë për Ronaldon, por mbrojtja e Kongos largon rrezikun.

18’- Dy raste të pastra për Portugalinë. Mendes fiton duelin e shpejtësisë, por ndalet nga portieri në momentin e fundit. Në vazhdim të aksionit, gjuan Bruno Fernandes, tentativa e të cilit shkon jashtë.

14’- Tjetër rast i mirë për Kongon. Bakambu provon me një gjuajtje të fortë, e cila devijohet në goditje këndi.

11’– Reagon Kongo. Provon Wissa me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi shkon jashtë.

6’- GOOOOOL PORTUGALIA 1-0! Zhbllokohet shumë shpejt ndeshja. Pas presionit të madh të luzitanëve, Joao Neves ia del të shënojë me kokë, pas krosimit të Netos.

Kongo surprizon Portugalinë

Starton sfida. Luzitanët synojnë fitore. 





Lajmet e fundit nga