web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ronaldo në qendër të kritikave, Henry: Duhet të shënojë skuadra, jo ti

19 Qershor 2026, 10:22, Sport CNA

Ronaldo në qendër të kritikave, Henry: Duhet të

Kombëtarja e Portugalisë është duke u përballur me kritika të shumta pas barazimit ndaj Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen e parë të Kupës së Botës.

Performanca e skuadrës së drejtuar nga Roberto Martinez është vënë në shënjestër, ku vëmendjen kryesore e ka marrë sulmuesi Cristiano Ronaldo. 34-vjeçari nuk arriti të linte gjurmë, teksa u akuzua për lojë egoiste për shkak të dëshirës për të shënuar golin që do ta bënte lojtarin e vetëm në histori që realizon në gjashtë edicione të ndryshme të Botërorit.

Ky nxitim u vu re veçanërisht në një aksion ku ai i hoqi një mundësi të pastër shënimi mesfushorit Bruno Fernandes. Ky gjest është kritikuar ashpër edhe nga ish-sulmuesi francez Thierry Henry, i cili deklaroi se Ronaldo u vendos gabimisht në trajektoren e topit vetëm për interesin e tij personal në vend që të krijonte hapësirë për shokun e skuadrës.

“Është skuadra që duhet të shënojë, jo ti. Cristiano e ka gjetur veten në këtë situatë shumë herë. Me një lëvizje drejt portës, ai do ta kishte detyruar mbrojtësin të mbyllte zonën e gjashtë metrave.  Por, meqenëse donte të shënonte, ai gjuajti para se topi të shkonte te Bruno Fernandes. Reagimi i shokut të tij të skuadrës i thotë të gjitha”, deklaroi Henry.





Lajmet e fundit nga