web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Flamurtari zgjedh trajnerin e ri

18 Qershor 2026, 18:48, Sport CNA

ZYRTARE/ Flamurtari zgjedh trajnerin e ri

Olitjon Kërnaja është zyrtarisht trajneri i ri i Flamurtarit, lajm që është konfirmuar nga vetë klubi vlonjat.

37-vjeçari vjen në këtë detyrë pas eksperiencës si trajner i parë i Partizanit gjatë sezonit 2025-2026. Më herët ai ka drejtuar Partizanin B dhe ka punuar si zëvendëstrajner te Laçi dhe Kukësi.

Kërnaja ka qenë gjithashtu pjesë e stafeve teknike dhe projekteve sportive te Valbona, Luzi dhe Tërbuni. Klubi vlonjat e ka prezantuar trajnerin e ri përmes një njoftimi zyrtar, duke i uruar suksese në drejtimin e skuadrës.

Flamurtari ka shprehur besimin te puna, përkushtimi dhe vizioni i teknikut tropojan. Emërimi i Kërnajës shënon nisjen e një kapitulli të ri për klubin kuqezi në prag të sezonit të ardhshëm. Drejtuesit presin që trajneri i ri të ndihmojë skuadrën në realizimin e objektivave sportive.





Lajmet e fundit nga