web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Yamal rrezikon gjobën, çfarë ndodhi te Spanja

19 Qershor 2026, 14:25, Sport CNA

Yamal rrezikon gjobën, çfarë ndodhi te Spanja

Sulmuesi Lamine Yamal, i ka shpëtuar për pak minuta një gjobe financiare nga federata spanjolle për shkak të thyerjes së rregullores së brendshme.

Talenti iberik u rikthye në qendrën stërvitore vetëm pesë minuta përpara përfundimit të afatit të vendosur nga stafi teknik, i cili u kishte dhënë lojtarëve një ditë pushim.

Sipas raportimeve të së përditshmes "Mundo Deportivo", drejtuesit e përfaqësueses kanë caktuar një gjobë prej 2 mijë eurosh për secilin futbollist që vonohet në aktivitetet e programuara.

Ky episod vjen në një moment delikat për Spanjën, e cila e nisi rrugëtimin në Kupën e Botës me një barazim pa gola ndaj Kepit të Gjelbër.

Në atë përballje, lojtari u aktivizua si zëvendësues gjatë pjesës së dytë, pa mundur dot të ndryshonte rezultatin e takimit.





Lajmet e fundit nga