web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Inter-i u jep fund dilemave, firmos me trajnerin

19 Qershor 2026, 12:06, Sport CNA

ZYRTARE/ Inter-i u jep fund dilemave, firmos me trajnerin

Cristian Chivu do të vazhdojë të drejtojë Inter-in deri në vitin 2028, pasi ka firmosur rinovimin e kontratës me klubin zikaltër.

Trajneri rumun mbylli një sezon të suksesshëm në stolin e Inter-it, ku në 58 ndeshje arriti të fitojë titullin kampion dhe Kupën e Italisë. Chivu mori drejtimin e skuadrës më 9 qershor 2025 dhe u shpall gjithashtu trajneri më i mirë i sezonit 2025-2026 në Serie A.

Me marrëveshjen e re, paga e tij do të arrijë në 3 milionë euro në sezon. Ai u bë trajneri i pestë në historinë e Inter-it që fiton kampionatin në sezonin e parë në krye të skuadrës.

Gjithashtu, Chivu është trajneri i dytë që ka fituar titullin si me ekipin e parë, ashtu edhe me ekipin Primavera të Inter-it.

Klubi e konsideron rinovimin si një hap të rëndësishëm për vazhdimësinë e projektit sportiv në vitet e ardhshme.





Lajmet e fundit nga