web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Afrimi i Bayern-it godet sërish, Maroku prek kualifikimin

20 Qershor 2026, 12:43, Sport CNA

Afrimi i Bayern-it godet sërish, Maroku prek kualifikimin

Kombëtarja e Marokut ka siguruar një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Skocisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin C të Kupës së Botës, të zhvilluar në Boston.

"Luanët e Atlasit", të cilët vinin në këtë sfidë me një ecuri mbresëlënëse prej 30 ndeshjesh pa humbje, gjetën golin e avantazhit që në minutat e para falë një goditjeje të shkëlqyer nga një kënd i vështirë e Ismael Saibari-t, pas asistit të Brahim Díaz. Ky është goli i dytë radhazi, për sulmuesin e sapoblerë nga Bayern Munich.

Marokenët dominuan pjesën më të madhe të lojës, duke krijuar raste të tjera të pastra me Azzedine Ounahi dhe Bilal El Khannouss, por portieri skocez Angus Gunn shpëtoi skuadrën e tij nga një humbje më e thellë.

Në pjesën e dytë, Skocia u përpoq të reagonte dhe pretendoi për një penallti pas një rrëzimi të John McGinn në zonë, por pa mundur të rrezikonte seriozisht portierin Bono.

Me këtë triumf, Maroku mban vendin e dytë me 4 pikë, po aq sa Brazili kryesues.





Lajmet e fundit nga