web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Manita” nga Holanda, fitore e thellë ndaj Suedisë

20 Qershor 2026, 21:01, Sport CNA

“Manita” nga Holanda, fitore e thellë ndaj Suedisë

Kombëtarja e Holandës ka arritur një fitore mbresëlënëse me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Suedisë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit F në Kupën e Botës.

Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman shfaqi një dominim absolut që nga minutat e para, duke zhbllokuar sfidën me sulmuesin Brian Brobbey që në minutën e 5-të, i cili shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 17-të.

Në pjesën e dytë, holandezët vazhduan sulmet e tyre dhe realizuan dy gola të tjerë të shpejtë me anë të Cody Gakpo-s. Suedia u përpoq të reagonte dhe gjeti golin e nderit me Anthony Elanga-n, por shpresat e tyre u shuan përfundimisht në fund të takimit, kur Crysencio Summerville vulosi rezultatin me një goditje të bukur nga distanca.

Falë këtij triumfi, Holanda merr kryesimin e grupit me katër pikë, duke parakaluar skandinavët.





Lajmet e fundit nga