web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjermania synon fitoren e radhës, publikohen formacionet

20 Qershor 2026, 21:14, Sport CNA

Gjermania synon fitoren e radhës, publikohen formacionet

Kombëtarja e Gjermanisë dhe ajo e Bregut të Fildishtë do të përballen në një sfidë interesante në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim me moralin në maksimum pas sukseseve në ndeshjet hapëse. "Pancerat" e drejtuar nga Julian Nagelsmann regjistruan fitoren e tyre të dhjetë radhazi në ndeshjet ndërkombëtare, pas një triumfi shkatërrues 7-1 ndaj debutuesve të Kurasaos.

Nga ana tjetër, Bregu i Fildishtë konfirmoi formën e mirë duke mposhtur Ekuadorin me rezultatin minimal 1-0, duke arritur kështu suksesin e katërt radhazi.

Ky duel pritet të vendosë fatet e kryesimit të grupit dhe të sigurojë biletën e kualifikimit të parakohshëm. Pak minuta përpara vërshëllimës startuese, të dy trajnerët kanë zbuluar rreshtimet zyrtare në fushë.

FORMACIONET ZYRTARE

Gjermania synon fitoren e radhës, publikohen formacionet





Lajmet e fundit nga