web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fitore me përmbysje, Egjipti “prek” kualifikimin

22 Qershor 2026, 11:22, Sport CNA

Fitore me përmbysje, Egjipti “prek” kualifikimin

Kombëtarja e Egjiptit ka arritur një fitore të rëndësishme me përmbysje 3-1 ndaj Zelandës së Re në ndeshjen e vlefshme për Grupin G të Kupës së Botës 2026, të zhvilluar në "BC Place" në Vancouver.

Zelanda e Re e nisi mjaft mirë takimin dhe kaloi në avantazh me anë të mbrojtësit Finn Surman, i cili shënoi me kokë pas një goditjeje këndi.

Egjipti reagoi në pjesën e dytë duke rritur ndjeshëm ritmin e lojës. Mostafa Ziko barazoi shifrat në minutën e 60-të pas një krosimi të Mohamed Hany-t.

Vetëm dhjetë minuta më vonë, ylli i skuadrës, Mohamed Salah, përmbysi rezultatin pas një kombinimi të bukur me Ziko-n.

Fitoren e parë të "Faraonëve" në këtë Botëror e vulosi Trezeguet në minutën e 82-të, duke shënuar golin e tretë me kokë pas një asisti nga Salah.

Me këtë triumf, Egjipti hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit për në fazën e 1/16-ave.





Lajmet e fundit nga