web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Portieri bën heroin, Kurasao surprizon në Botëror

21 Qershor 2026, 10:27, Sport CNA

Portieri bën heroin, Kurasao surprizon në Botëror

Kombëtarja e Ekuadorit ka regjistruar një barazim zhgënjyes pa gola ndaj Kurasaos në ndeshjen e vlefshme për Grupin E të Kupës së Botës 2026, të zhvilluar në Kansas City.

Protagonisti absolut i kësaj sfide ishte portieri i Kurasaos, Eloy Room, i cili me një seri pritjesh vendimtare i mohoi golin sulmuesve ekuadorianë si Enner Valencia, Gonzalo Plata dhe John Yeboah.

Ekuadori dominoi plotësisht zotërimin e topit dhe krijoi raste të shumta, por pa mundur të thyente mbrojtjen e kombëtares nga Karaibet, e cila siguroi pikën e parë historike në një kampionat botëror.

Në pjesën e dytë, Kurasao rrezikoi përmes kundërsulmeve me anë të Leandro Bacuna-s, por portieri Galindez u tregua vigjilent. Pas këtij rezultati, Ekuadorit do t'i duhet me patjetër fitorja në ndeshjen e fundit ndaj Gjermanisë për të shpresuar te kualifikimi, ndërsa Kurasao mbetet në garë nëse mposht Bregun e Fildishtë.





Lajmet e fundit nga