web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Belgjika zhgënjen sërish, Irani merr barazimin

21 Qershor 2026, 23:08, Sport CNA

Belgjika zhgënjen sërish, Irani merr barazimin

Kombëtarja e Belgjikës ka regjistruar barazimin e dytë radhazi në Kupën e Botës, pasi u ndal pa gola 0-0 nga Irani, në ndeshjen e vlefshme për Grupin G.

Ndeshja u karakterizua nga paraqitjet e jashtëzakonshme të portierëve të të dyja kampeve. Thibaut Courtois shpëtoi belgët që në minutën e 14-të pas një goditjeje të Hossein Kanaani-t, ndërsa Iranit iu anulua edhe një gol i shënuar nga Mehdi Taremi për pozicion jashtë loje në minutën e 25-të.

Në pjesën e dytë, ritmi mbeti i lartë dhe portieri iranian bëri një nga pritjet më të bukura të turneut duke ndalur Maxim De Cuyper në minutën e 59-të.

Gjërat u ndërlikuan për "Djajtë e Kuq" në minutën e 67-të kur Nathan Ngoy u ndëshkua me karton të kuq, por Irani nuk arriti ta shfrytëzonte superioritetin numerik.

Me këtë rezultat, të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë, duke mbetur në kuotën e dy pikëve në grup.





Lajmet e fundit nga