web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spanja kërkon fitoren e parë, publikohen formacionet zyrtare

21 Qershor 2026, 17:25, Sport CNA

Spanja kërkon fitoren e parë, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Arabisë Saudite do të përballen në kuadër të xhiros së dytë të Grupit H në Kupën e Botës, në një sfidë ku fitorja është kthyer në një detyrim për të dyja kampet.

Spanja vjen në këtë takim pas një starti zhgënjyes pa gola ndaj Kepit të Gjelbër, rezultat ky që ka shtuar presionin mbi iberikët për të treguar vlerat e tyre reale në fazën ofensive.

Nga ana tjetër, Arabia Saudite konfirmoi se është një kundërshtar solid, duke marrë një pikë të rëndësishme pas barazimit 1-1 kundër Uruguait në ndeshjen e parë.

Me të katërta skuadrat e grupit që numërojnë nga një pikë, kjo përballje pritet të jetë përcaktuese për fatet e kualifikimit.

Pak minuta përpara vërshëllimës startuese, të dy trajnerët kanë zbuluar rreshtimet zyrtare.

FORMACIONET ZYRTARE

Spanja kërkon fitoren e parë, publikohen formacionet zyrtare





Lajmet e fundit nga