web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ankth te Brazili dhe Gjermania, dy titullarë rrezikojnë Botërorin

21 Qershor 2026, 18:56, Sport CNA

Ankth te Brazili dhe Gjermania, dy titullarë rrezikojnë Botërorin

Brazili dhe Gjermania po përballen me probleme të rëndësishme në Kupën e Botës 2026 për shkak të dëmtimeve të dy lojtarëve titullarë.

Te Brazili, Raphinha pësoi një dëmtim muskulor gjatë fitores 3-0 ndaj Haitit në Filadelfia. Sulmuesi i Barcelonës ndjeu shqetësime pak pas golit të dytë dhe u zëvendësua menjëherë. Federata Braziliane e Futbollit konfirmoi dëmtimin pas ekzaminimeve të kryera pas ndeshjes.

Për momentin nuk dihet koha e rikuperimit, por ai pritet të mungojë në sfidën ndaj Skocisë më 24 qershor.

Ndërkohë, Gjermania rrezikon të humbasë Nico Schlotterbeck, i cili u dëmtua në ndeshjen kundër Bregut të Fildishtë.

Trajneri Julian Nagelsmann bëri të ditur se mbrojtësi ka pësuar një dëmtim në ligamentin e kyçit të këmbës dhe ekzaminimet e ardhshme do të përcaktojnë nëse ai do të vazhdojë apo jo Botërorin.





Lajmet e fundit nga