web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spanja fiton me 4 gola ndaj Arabisë Saudite

21 Qershor 2026, 17:58, Sport CNA

Spanja fiton me 4 gola ndaj Arabisë Saudite

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Arabisë Saudite do të përballen në kuadër të xhiros së dytë të Grupit H në Kupën e Botës, në një sfidë ku fitorja është kthyer në një detyrim për të dyja kampet.

Spanja vjen në këtë takim pas një starti zhgënjyes pa gola ndaj Kepit të Gjelbër, rezultat ky që ka shtuar presionin mbi iberikët për të treguar vlerat e tyre reale në fazën ofensive.

Nga ana tjetër, Arabia Saudite konfirmoi se është një kundërshtar solid, duke marrë një pikë të rëndësishme pas barazimit 1-1 kundër Uruguait në ndeshjen e parë.

Me të katërta skuadrat e grupit që numërojnë nga një pikë, kjo përballje pritet të jetë përcaktuese për fatet e kualifikimit.


SPANJË-ARABIA SAUDITE 4-0


KOMENTI 

90+2’- Spanja shënon të pestin me Ferran Torres, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.  

81’- Arabia Saudite bën gjuajtjen e parë në portë me Al Hamdan, por Simon pret pa shumë probleme.

70’- Largohet edhe Pedri, vendin e tij e merr Fabian Ruiz.

62’- Zëvendësime te Spanja. Largohen Olmo dhe Baena, për t’i lënë vendin Merinos dhe Williams.

55’- Pas golit të katërt, ka rënë ritmi i lojës. Spanja ka ulur presionin, duke menaxhuar rezultatin.

49’- GOOOOL SPANJA 4-0! Pjesa e dytë nis aty ku mbyllet e para, me dominimin e iberikëve. Cucurrella i pambuluar në zonë gjuan fortë dhe ia del të shënojë të katërtin, i cili ndihmohet edhe nga një devijim.

45'- Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

Akordohen 5 minuta shtesë.  

43’- Vazhdon spektakli i Spanjës. Pedri bën një pasim fenomenal dhe nxjerr Oyarzabal në zonë, i cili gabon me gjuajtjen e tij.

35’- Tranversa shpëton Arabinë Saudite nga goli i katërt. I pafat Oyarzabal në këtë rast.

24’- GOOOOOL SPANJA 3-0! Oyarzabal tund rrjetën për herë të tretë. Sulmuesi shënon me kokë pas një asisti të marrë nga Olmo.

Spanja fiton me 4 gola ndaj Arabisë Saudite

21’- GOOOOOL SPANJA 2-0! Nuk ndalen iberikët ndaj Arabisë Saudite. Oyarzabal përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe e dërgon atë në fundin e rrjetës.

Spanja fiton me 4 gola ndaj Arabisë Saudite

11’- GOOOOOL SPANJA 1-0! Shpërblehet dominimi i minutave të para. Lamine Yamal nis festën e iberikëve, me golin e avantazhit pas asistit të marrë nga Oyarzabal.

Spanja fiton me 4 gola ndaj Arabisë Saudite

4’- Vazhdojnë sulmet e Spanjës. Lamine Yamal lëshon një gjuajtje të fortë ngë distanca, por shkon mbi portë.

1’- Menjëherë rrezikshëm Spanja, me Yamal që krijon nga e djathta dhe kroson në zonë. Largojnë me kokë sauditët.

Starton sfida 





Lajmet e fundit nga