web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Holanda futet mes të mëdhave, shifra të jashtëzakonshme në Botëror

21 Qershor 2026, 18:34, Sport CNA

Holanda futet mes të mëdhave, shifra të jashtëzakonshme

Holanda ka hyrë në historinë e Kupës së Botës duke u bërë kombëtarja e tetë që kalon shifrën e 100 golave të shënuar në këtë kompeticion.

Rekordi u arrit në fitoren e thellë 5-1 ndaj Suedisë në fazën e grupeve. Brian Brobbey dhe Cody Gakpo realizuan nga dy gola secili, ndërsa Crysencio Summerville shënoi golin e pestë të takimit.

Me këtë sukses, Holanda e çoi në 101 numrin e golave të saj në historinë e Kupës së Botës. “Tulipanët” iu bashkuan një liste prestigjioze ku bëjnë pjesë Brazili, Gjermania, Argjentina, Franca, Italia, Spanja dhe Anglia.

Fitorja ndaj Suedisë i dha gjithashtu kryesimin e grupit skuadrës së Ronald Koeman. Kjo arritje konfirmon vazhdimësinë e Holandës si një nga kombëtaret më të rëndësishme në historinë e futbollit botëror.





Lajmet e fundit nga