LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK çon kongresin për skrap

2023-12-09 10:31:00, Editorial CNA
SPAK çon kongresin për skrap
SPAK, Kongresi i Partisë Socialiste

Rilindasit u mblodhën dje në qendër të Tiranës, për kongresin e tyre, një kongres që u njoftua për në shtator, u shty për në nëntor e më pas përfundoi në dhjetor. E gjithë historia ishte në një fjalë në rrethet mediatike, Kongresi po shtyhej për shkak të disa goditjeve të forta që priteshin të bëheshin nga SPAK. Nga ana tjetër lëvizje të shumta të kryebashkiakut Veliaj drejt SHBA-së si dhe deklarime të forta se Bashkia e Tiranës ishte e paprekshme.

Jo vetëm kaq, por pikërisht gjatë momentit të fundit, kur fliste Edi Rama, momentit final të kongresit dhe shpërthimeve të saj, u vu re një tronditje, fytyra të mërzitura dhe fjalë se kishte pasur arrestime dhe do të vazhdonin

Kështu ndodhi, me urdhër të SPAK, prokurori Dritan Prençi kishte firmosur 15 urdhër-arreste zyrtarësh të bashkisë deri në nivele Drejtorësh të Përgjithshëm, që janë përfshirë në aferën e inceneratorëve, anëtarë komisionesh, specialistë, drejtorë, por për ata që mendojnë se ka një shpërthim të kontrolluar dhe gjithçka është e mbyllur duhet të presin edhe pak. 

Dosja e Tiranës nuk është me 15 persona, ajo ka edhe disa dhjetëra të tjerë, ka edhe zyrtarët më të lartë të bashkisë nën hetim dhe SPAK është ende duke vepruar, duke duke zhvilluar një proces me verifikim dokumentesh, faktesh dhe provash. 

SPAK me urdhër-arrestet e firmosuara dje të ekzekutuara në momentin kulminant kur Rama na shpalli ndryshimet e mëdha që do t'i vinte Shqipërisë, pasi i kishte bërë një përshëndetje drejtësisë dhe tashmë ka marrë në dorë flamurtarin se është ai që e ka bërë atë, nuk janë ndërkombëtarët, ezkekutoi arrestimet e drejtorëve të Bashkisë Tiranë, institucioni me mitin e të paprekshmëve. Ra miti i paprekshmërisë në Bashkinë e Tiranës, ku drejtorët të korruptuar janë të akuzuar në SPAK, jo vetëm për inceneratorët, por edhe për skemat e ndërtuara me familjarë të tyre për të marrë fondet e tërmetit.

Nga ana tjetër, SPAK dje çoi për skrap kongresin, zhduki çdo lajm nga ekranet, kaloi në pozicion të parë, a thua se donte të jepte mesazhin që e vërteta e atij kongresi ishte ajo parti ka krijuar aferën më të madhe korruptive në 30 vite, aferën e inceneratorëve, e pasur nga afera e check-up, e pasuar nga afera e sterilizmit, korrupsioni i PPP-ve, skandeve dhe aferave që nuk ndalen. 

Dje SPAK na çoi për skrap kongresin që ishte shtyrë aq shumë dhe ishte përgatitur me aq shumë kujdes për një show spektakolar që e fillonte Elisa Spiropali dhe e mbyllte Edi Rama. 

 

SPAK çon kongresin për skrap
Rama në Kongresin e PS-së

 

"Skënderbeu" priste lajmet se kishte bërë një fjalim të bukur, së bashku me urimin për festat e fundivitit dhe si dhuratë mori nga SPAK fletëarrestet, si dhuratë mori nga SPAK prangat për disa nga autorët e aferës së inceneratorëve, pasi është thjesht dhe vetëm një grup.

Ka ende të tjerë persona nën hetim në lidhje me këtë çështje sepse SPAK tashmë ka disa mijëra faqe dokumentesh, fakte dhe prova të patjetërsueshme, të pakontestueshme dhe gjithçka nuk do të mbyllet tek Taulant Tushja dhe jo vetëm politikisht. 

Brenda në hetim ka surpriza që ndoshta do t'i hapin sytë dikujt që ende mendon se SPAK është nën kontrollin e Ramës.

SPAK dje bëri detyrën, e çoi për skap Kongresin e Rilindjes./CNA 

14:47 Editorial REDAKSIONALE

The author of the photo

The public liar, Aldor Nini, tried to use an opposition me...

Lajmet e fundit nga