Surprizë/ Angela Martini bëhet nënë për herë të parë

3 Dhjetor 2021, 19:11, Lifestyle CNA
Surprizë/ Angela Martini bëhet nënë për herë

Modelja e njohur Angela Martini ka ndarë me të gjithë ndjekësit lajmin se është bërë nënë për herë të parë.

Angela dhe Dragos janë bërë prindër të një djali të cilin e kanë quajtur Kyree Martini Savulescu.

?Djali ynë Kyree Martini Savulescu, kulmi i dashurisë sonë, lindi dje në 2 dhjetor në 2021, në Dallas, Texas. Jemi me fat që kemi djalin tonë, me ndihmën e një gjesti të mrekullueshëm të një mbartëseje surrogate. Do i jemi përjetësisht mirënjohës gruas së mrekulleshme që mbajti djalin tonë. Zemrat tona janë plot dashuri dhe lumturi. Mirserdhe në botë Kyree?, shkruan modelja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga