LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijon drama e Alex Badwin: Karriera ime mund të marrë fund

3 Dhjetor 2021, 10:51, Lifestyle CNA
Vijon drama e Alex Badwin: Karriera ime mund të marrë fund

Pas vrasjes së kineastes Halyna Hutchins, në setin e filmit ?Rust?, Alec Baldwin ka pranuar se karrierës së tij mund t?i vijë fundi.

Gjatë një interviste për ABC News, aktori shprehet se nuk i interesonte kjo gjë, duke shtuar gjithashtu se ai nuk e ?tërhoqi këmbëzën? e pistoletës gjatë incidentit të 21 tetorit, në New Mexico.

“Karrierës time mund t?i vijë fundi. Nuk më intereson kjo gjë. Dikush vendosi një plumb në pistoletë. E di që nuk jam unë.? ? u shpreh Baldwin.

Alec është më tepër i njohur për performancën e tij në filma si ?Glengarry Glen Ross? dhe ?The Hunt For Red October?, si dhe për imitimin e Donald Trump në sketçin e shfaqjes ?Saturday Night Live?.

Rikujtojmë se në padinë kundër aktorit,  thuhet se në skenarin e filmit nuk ka pasur kërkesë për të shtëna me armë zjarri. Ka qenë autorja e skenarit Mamie Mitchell, e cila e ka telefonuar policinë, pas të shtënave në skenën e filmit dhe ka qenë personi që ka dorëzuar padinë.

Avokati i saj ka akuzuar aktorin se ka shtënë me armë, pa e kontrolluar paraprakisht atë./CNA.al

Lajmet e fundit nga