LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau fotografen dhe plagosi regjizorin/ Alex Badwin mohon përgjegjësitë për ngjarjen e rëndë

3 Dhjetor 2021, 10:17, Lifestyle CNA
Vrau fotografen dhe plagosi regjizorin/ Alex Badwin mohon

Gjatë xhirimeve për një film, aktori i njohur amerikan Alec Badwin qëlloi aksidentalisht me armë zjarri mbi fotografen e filmit e cila ndrroi jetë në moment, dhe plagosi regjizorin.

Gjatë një interviste për stacionin amerikën ABC, Badwin është shprehur: ?Mendoj se dikush është përgjegjës për atë që ka ndodhur dhe nuk mund ta them se kush është. Mirëpo e di që nuk jam unë?, duke mohuar kategorikisht përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë.

Ky ka qenë edhe komenti i tij të para për të shtënat e 21 tetorit gjatë xhirimeve të filmit Rust në Nju Meksiko.

Aktori Baldwin ka thënë se atë e kanë informuar se arma është ?e sigurt?, mirëpo në të ka pasur municion. Sipas tij, është e domosdoshme që hetuesit të kuptojnë se kush e ka vënë plumbin në armë. Gjatë intervistës, ai ka thënë se nuk e beson se do të akuzohet penalisht për këtë rast.

Autoritetet në Nju Meksiko janë duke hetuar ende këtë rast dhe ende nuk kanë ngritur padi.

Kujtojmë se kinematografja me prejardhje nga Ukraina, Halyna Hutchins ka mbetur e vdekur derisa regjisori, Joel Souza është plagosur./CNA.al

Lajmet e fundit nga