LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkëmbeu puthje pasionante me Beatrix/ Semi hakmerret kundër Donaldit

3 Dhjetor 2021, 07:28, Lifestyle CNA

Afrimiteti i Beatrix dhe Donaldit, si edhe deklaratat e tyre se e pëlqejnë njëri-tjetrin kanë bërë bujë të madhe në media.

Lidhja mes tyre duket se është formalizuar më shumë pasi ata kanë shkëmbyer gjithashtu edhe puthje.

Si duket kjo ka acaruar Semin, shoqen e ngushtë të Bora Zemanit, ish partneren e Donaldit.

Semi Jaupaj është hakmarrë ndaj ish-të dashurit të shoqes. Ajo duket se nuk e ndjek më Donaldin në Instagram.

Gjatë spektaklit të fundit të ?Big Brother Vip?, ajo u shpreh e zhgënyer me Donaldin për afërsinë me Beatrixin.

Kujtojmë se Bora e takoi Donaldin brenda shtëpisë. Edhe ata shkëmbyen një puthje dhe lanë pezull një takim që do e zhvillonin jashtë. Gjithashtu ditën e përvjetorit të tyre aktori i dergoi varsen dhuratë Borës.

Por së fundi gjërat kanë ndryshuar 180 gradë./CNA.al

Lajmet e fundit nga