LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ishte artist në shpirt dhe në vepra”/ Enca Haxhia humb njeriun e dashur

15 Nëntor 2021, 15:18, Lifestyle CNA
“Ishte artist në shpirt dhe në vepra”/ Enca Haxhia humb

Këngëtarja, Enca Haxhia së fundmi ka dhënë një lajm shumë të hidhur për ndjekësit e saj. Me anën e disa postimeve në rrjetet sociale ajo ka treguar se ka humbur gjyshin e saj.

Kujtojmë se në shkurt të vitit të kaluar Enca Haxhia u përball me një tjetër humbje të madhe, atë të babait.

Ajo shprehet se kur vjen puna tek jeta e saj private ajo preferon të tregohet e rezervuar, por gjyshin e saj ajo e kujton me shumë dashuri dhe shprehet se ai ka qenë një artist në shpirt dhe në vepra.

Më tej, ajo ka treguar se gjyshi i saj ka nisur edhe një libër për këngëtaren, por që ajo nuk ishte e gatshme ta publikonte, por që një ditë do e bëjë një gjë të tillë në kujtim të tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga