LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

MSH bën bilancin/ Mbeten të larta infektimet, ja sa kanë humbur jetën sot

13 Nëntor 2021, 15:51, Lifestyle CNA
MSH bën bilancin/ Mbeten të larta infektimet, ja sa kanë humbur

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3,143  testime dhe kanë rezultuar pozitivë  587  qytetarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 3 shtetas.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 241 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 28 në Berat, 26 në Gjirokastër, 23 në Elbasan, 20 në Durrës, 19 në Shkodër, 17 në Lushnje, 16 në Vlorë, Korçë, 13 në Dimal, 12 në Kamëz, Sarandë, 8 në Kavajë, Përmet, 7 në Mallakastër, 5 në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 4 në Tropojë, Lezhë, Krujë, Bulqizë, Patos, Peqin, Gramsh, Libohovë, 3 në Vorë, Këlcyrë, Devoll, 2 në Selenicë, Himarë, Maliq, Skrapar, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Has, Mirditë, Dibër, Mat, Rosokovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.

Janë 8,401 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 49 vjeç nga Patosi, një qytetar 63 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Ballshi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,213 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore          587
Të shëruar në 24 orë       526
Të shtruar në spitale       176
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 3,143

Testime totale              1,347,471
Raste pozitive                192,600
Raste të shëruara            181,213
Raste Aktive                     8,401
Humbje jete                      2,986

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4,460
Fier                865
Shkodër         453
Vlorë                443
Gjirokastër      443
Durrës             419
Berat               367
Elbasan            346
Korçë              253
Lezhë              195
Dibër                81
Kukës              76

Lajmet e fundit nga