LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Habit këngëtari/ “Prej gjashtë vitesh nuk kam telefon”

12 Nëntor 2021, 19:57, Lifestyle CNA
Habit këngëtari/ “Prej gjashtë vitesh nuk kam

Këngëtari i njohur, Ed Sheeran ka habitur të gjithë fansat e tij me deklaratën. Ai tregon se gjashtë vitet e fundit nuk ka patur celular dhe kjo e ka ndihmuar të komunikojë me njerëzit.

?Unë kam një tablet dhe email në tablet, por nuk kam celular?, ka thënë ai gjatë një interviste për televizionin spanjoll ?El Hormiguero?.

?Të mos kesh një celular është mënyra më e mirë për të bashkëvepruar me njerëzit. Mendoj se do të duhet ta kem një të tillë kur vajza ime të jetë më e madhe në mënyrë që ajo të arrijë tek unë. Por unë u them njerëzve se në këtë sektor ku unë punoj, ka njerëz që janë të lidhur gjatë gjithë kohës.

Biseda ime, pasi nuk kam celular, është më reale, ndërsa nëse dërgon mesazhe gjatë gjithë kohës nuk ke çfarë të flasësh?, tha këngëtari.

Sheeran ka vendosur të heqë dorë nga veset e tij që nga momenti që është bërë baba. Ai ka lënë duhanin ndërsa rrëfen që preferon të pijë verë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga