Inceneratorët, histori krimi dhe korrupsioni/ Rama, një mal me para, për një mal me plehra

15 Tetor 2020, 12:44, Aktualitet CNA
Inceneratorët, histori krimi dhe korrupsioni/ Rama, një mal me para,

Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri është një histori krimi dhe korrupsioni, të cilën kryeministri Edi Rama nuk mundet dot ta kalojë me batuta.

Nuk mundet të justifikojë abuzimin disa dhjetëra milionë euro dhe hallin e tij të madh që e ka zënë me kompanitë e inceneratorëve, me faturat e majme dhe mjngesën e ndërtimit, duke bërë batuta e duke bërë politikë me Lulzim Bashën.

Kryeministri po përpiqet të justifikojë inceneratorët dhe shumat e parave të mëdha të përdorura, me zhdukjen e maleve me plehra.

Në fakt, kryeministri nuk po thotë se kjo faturë është të paktën 178 milionë euro deri në këto momente. Pra, me tre kontratat e firmozura në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Dhe nuk ka incenerator në funksion në asnjë nga të tre landfillet, apo zonat për ndërtimin e tyre.

I vetmi incenerator ekzistues është ai i Elbasanit i pa marrë në dorëzim nga pushteti vendor, dhe ende i paprovuar.

Për më tepër, deklarohet se ende nuk është ndezur ndonjëherë. Por, deri tani janë bërë vetëm kapsulime. Pra, mbulime të zonave me mbetje urbane.

Në Tiranë, nga ana tjetër, në kodrat e Sharrës, vendoset poshtë një qese e një teknologjie të caktuar, hidhen plehrat, hidhet dhe sipër dhe plehërat mbulohen. As në Tiranë nuk ekziston inceneratori. As në Fier nuk ka incenerator. Janë me dhjetëra e dhjetëra milionë euro të paguara nga taksat e shqiptarëve.

Ku janë inceneratorët Zoti kryeministër?

Elbasani, nuk punon. Nuk prodhon as avull dhe as energji. Në Fier dhe në Tiranë nuk ka, nuk ekzistojnë incenereratorë. Thjeshtë dhe vetëm landfillet ekzistuese janë mbuluar me dhe.

Dhe për më tepër në Tiranë janë disa dhjetëra miliona euro të tjera, që kompania koncesionare merr nga biznesi privat.

Inceneratorët janë një aferë krimi dhe korrupsioni. Janë një aferë e cila duhet zbardhur e duhet hetuar. Dhe kryeministri nuk mund të fitojë pikë në opinionin public duke u tallur apo duke bërë batuta me Lulzim Bashën.

Por, duke bërë një hetim të plotë të kontratës koncesionare. E në rast se atje ka aferë dhe atje ka ndyrë duart korrupsioni politik, atëherë duhet të veprojë. Të jetë ai që e çon dosjen në SPAK dhe të mbajë përgjegjësinë. Ai apo vartësit e tij. Kështu do të fitonte pikë në opinionin publik dhe jo duke u tallur dhe duke bërë avokatin e një krimi që nuk ka njeri, SPAK, polici e prokurori, që ia mbulon dot gjurmët.

As Edi Rama me batutat e tij, as vetë kompania e inceneratorëve me milionat që hedh për reklama dhe fushata mediatike, apo në ortakëritë që ka me televizionet kombëtare.

Nuk do të mundet dot kurrë të mbulojë një aferë e cila ka 178 milionë euro kontratë me shtetin dhe shkon në një vlerë gati dyfish më të madhe, sipas të dhënave të publikuara, për shkak të kohës së shfrytëzimit të inceneratorit apo landfillit.

Rama flet dhe bën batuta se janë zhdukur malet me plehra. Por, fatura e paguar është një mal me para, edhe më i lartë se mali i plehrave.

Edi Rama ka përdorur një mal me para, për të mbuluar një mal me plehra. Dhe këto para kanë shkuar në disa xhepa inceneratorësh që nuk ekzistojnë dhe kompanish zinxhir që fillojnë nga Klodian Zoto, bashkëjetuesja e Klodian Mërtirit, të cilin Lulzim Basha sot e ka akuzuar si pjesë të lidhjes së grupeve kriminale.

E pra, Edi Rama nuk mund ta kalojë krimin dhe korrupsionin e inceneratorëve, duke bërë humor me faktin se janë zhdukur male me plehra, duke dhënë male me para.

Male me para korrupsioni që kanë kapur mediat dhe kanë zhytur më thellë se kurrë në një skandal qeverinë e Edi Ramës. Më të thellë se ai i Chek Up, më të thellë se çdo koncesion tjetër që ka dhënë qeveria e tij. Një skandal që Edi Rama e di mjaft mirë. Dhe ka një hall të madh, por nuk di si ta mbulojë.

Ai do të bëjë detyrën e tij, patjetër. Do sillet si politikan dhe do mbrojë publikisht inceneratorët dhe investimin që ka bërë, sado i gabuar të jetë ai.

Por, nga ana tjetër duhet t?iu thotë shqiptarëve pse ua ?kërcet dhëmbët? vartësve të tij për këtë koncesion?

Cilat janë debatet që ka pasur në qeveri?

Por, këto ai nuk i tregon. Vazhdon e bën batuta në publik për të mbuluar një krim. Një krim dhe një korrupsion, që është një mal me para për të zhdukur një mal me plehra. Pikërishr ashtu siç vepron mafia në Itali, e në shumë vende të tjera të Europës./ CNA.al

Edi Rama si konsulli i plehrave

Rama mbron aferën e inceneratorëve/ Nuk do të ndalemi, mesjeta juaj ka vdekur

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Skandali 22 milionë euro/ Incenerator apo kaldajë me naftë në Elbasan?!

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

?Buzëkuqi? i krimit të Ramës me inceneratorin e Tiranës/ Si do mbulohet hajdutëria dhjetëra milionë euro

Inceneratori i Elbasanit/ Përplasje të forta për kalimin në pronësi të bashkisë

Politika pas plehrave/ Kush është biznesmeni në hije i monopolit të inceneratorëve

Afera e inceneratorëve/ SPAK vë nën hetim zyrtarë e përfitues të koncesioneve

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Lajmet e fundit nga