LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19 i merr jeten zyrtarit të Bashkisë së Tiranës

12 Tetor 2020, 09:36, Aktualitet CNA
Covid-19 i merr jeten zyrtarit të Bashkisë së Tiranës

Drejtori i Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj ka ndërruar jetë pasi ishte prekur nga Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj i shpreh ngushëllimet familjarëve të tij.

?Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël.

Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!

U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin.

Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm!?-shkruan kryebashkiaku.

Lajmet e fundit nga